Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mandati i katërt qeverisës/ Presidenti Zelensky uron Ramën: Suksese në rrugën drejt BE
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë shqiptare. Në një postim në platformën “X”, Zelensky shkruan: “Urime për rizgjedhjen si kryeministër i Shqipërisë, @ediramaal. Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Europën. I uroj kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Së bashku do të avancojmë vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt e të begatë për kombet tona në një Europë të fortë dhe të bashkuar.”