Korçë/ Kërcënoi me jetë punonjësit e policisë, arrestohet 26-vjeçari i armatosur

Korçë/ Kërcënoi me jetë punonjësit e policisë, arrestohet 26-vjeçari i armatosur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me njësitë operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë, finalizuan operacionin e koduar “Again”, duke arrestuar një 26-vjeçar me rrezikshmëri të lartë, i cili mbante armë zjarri në banesë dhe kërcënoi punonjësit e Policisë. Sipas policisë, ndërhyrja u bë pas informacioneve se shtetasi R.L., i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, kishte siguruar përsëri armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes, i riu ka kundërshtuar hapjen e derës dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë. Pas thirrjeve të bëra nga ana e Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, me fishek në fole gati për qitje, si dhe municion...