Radhë të gjata dhe përplasje me policinë, Rezidenca studentore sqaron situatën: Ja pse nuk kishte vende në Godinën 3

Radhë të gjata dhe përplasje me policinë, Rezidenca studentore sqaron situatën: Ja pse nuk kishte vende në Godinën 3

Pas situatës së tensionuar të krijuar gjatë ditës së sotme në Qytetin Studenti, ku efektivë policie u përplasën me studentët që kërkonin të regjistroheshin për akomodim, Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku sqaron rrethanat që çuan në këtë përballje. Sipas reagimit, tensionet u shkaktuan nga fluksi i pazakontë i aplikimeve për regjistrim në Godinën Nr. 3, e cila sapo është rikonstruktuar me standarde bashkëkohore dhe ofron një kapacitet prej vetëm 61 vendesh (30 dhoma dyshe dhe 1 vend për persona me aftësi ndryshe). Numri i aplikantëve arriti në rreth 300 studentë, duke tejkaluar shumëfish kapacitetin dhe duke sjellë përplasje gjatë procesit të regjistrimit. Godina Nr. 3 është pjesë e Projektit të Rikonstruksionit të Godinave të Qytetit Studenti me Efikasitet...