Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Teatër apo skenar’, Boçi: Rama përdori ‘Diellën’ për të fshehur programin dhe për të larguar opozitën nga parlamenti
I ftuar në intervistën e mesditës, Luçiano Boçi, deputet i Partisë Demokratike, denoncoi ashpër mënyrën skandaloze se si Edi Rama zgjodhi të zhvillojë seancën e prezantimit të programit qeverisës. Sipas Boçit, përdorimi i një “roboti” të quajtur 'Diella' për të lexuar fjalimin e Kryeministrit nuk ishte thjesht një shfaqje por një akt i qëllimshëm për të provokuar opozitën, për të shmangur përballjen me të vërtetën dhe për të shkatërruar solemnitetin e Parlamentit. Deputeti theksoi se Rama po përdor çdo mjet përfshirë deformimin e rregullores dhe manipulimin institucional për të mbyllur gojën e opozitës dhe për të fshehur dështimet e një qeverie të kapur nga krimi. Pjesë nga deklarata: Fjalimi i “Diellës” ishte një formë e qartë provokimi nga ana e Ramës dhe një akt që prishi solemnitetin...