Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri më tani përcaktimi gjinor në Shqipëri njeh vetëm burrin dhe gruan. Por projektligji për “Barazinë Gjinore”, i dorëzuar në parlament, ka ndryshuar nga drafti fillestar. Ai sjell përkufizim të ri, ku termi gjini sipas tekstit, ka kuptim gjithëpërfshirës, duke parashikuar, në këtë mënyrë identitete të tjera, përtej atyre klasik, burrë-grua. Fillimisht, kur projektligji për barazinë gjinore u hodh për konsultim publik në mars, Neni 4, ishte fare i qartë: Gra dhe burra, në kuptim të këtij ligji, nënkupton edhe vajza dhe djem. Fjala “gjithëpërfshirëse” është futur edhe në disa nene të tjera të projektligjit duke treguar se nuk bëhet fjalë vetëm për një ndryshim gjuhësor,...