Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Sot u varros demokracia në Kuvend”, Spahia shpërthen ndaj Ramës: Shqipëria qindra vite dritë larg BE
Ligjvënësi demokrat, Bardh Spahia ka reaguar ashpër ndaj miratimit të programit qeverisës, pa asnjë diskutim nga ana e grupeve parlamentare dhe deputetëve në Kuvend. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa e ka vënë theksin te tensionet që shoqëruan seancën e së enjtes, Spahia shkruan se sot në Kuvend ‘u dogj Kushtetuta, Ligji, Rregullorja, Konventat Europiane dhe të Drejtat Universale të Njeriut’. Spahia ka etiketuar kryeministrin Rama si ‘incenerues’ i demokracisë, ndërsa shton se sot me heqjen e së drejtës kushtetuese të opozitës për të folur në Parlament, Shqipëria është qindra vite dritë larg Bashkimit Europian. Reagimi Nuk është e vërtetë që në Shqipëri nuk ka një incenerator. Ai është ngritur në Kuvendin e Shqipërisë, ku digjet pa pushim Kushtetuta, Ligji, Rregullorja, Konventat Europiane dhe...