Për 25 minuta qeveria e Ramës mori votëbesimin e Kuvendit/ Nesër ministrat betohen para presidentit Begaj

Për 25 minuta qeveria e Ramës mori votëbesimin e Kuvendit/ Nesër ministrat betohen para presidentit Begaj

Ministrat e kabinetit të ri do të betohen nesër para Presidentit Bajram Begaj. Report Tv mësoi se ceremonia e betimit do të mbahet nesër në orën 10:00, pas kaosit në Kuvend, ku u votëbesuan në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta.  Me 82 vota pro, Kuvendi apo më saktë vetë mazhoranca si shumicë, miratoi programin qeverisës si dhe të 16 ministrat e kabinetit ‘Rama 4’.  Pas marrjes së votëbesimit në Kuvend, ministrat duhet të betohen dhe përpara kreut të shtetit, presidentit të Republikës, Bajram Begaj, akti final ky i ‘zyrtarizmit’ të qeverisë së re.  Pas betimit ministrat i drejtohen Kryeministrisë në këmbë, aty ku do të zhvillojnë mbledhjen e parë qeveritare.  QEVERIA RAMA 4  Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës  Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme  Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ...