PD letër Trupit Diplomatik: Seanca në Kuvend u kthye në një shkelje të rëndë kushtetuese dhe demokratike

PD letër Trupit Diplomatik: Seanca në Kuvend u kthye në një shkelje të rëndë kushtetuese dhe demokratike

Pas zhvillimeve të tensionuara në seancën plenare për miratimin e programit politik dhe kabinetit të ri qeveritar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një letër zyrtare Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku denoncon një “situatë të paprecedentë dhe antikushtetuese”, që sipas opozitës, ka shënuar një prej momenteve më të rënda për jetën parlamentare dhe rendin demokratik në vend.  Letra, e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i drejtohet ambasadorëve dhe përfaqësuesve të huaj në Tiranë dhe ka në fokus zhvillimet e sotme në Kuvend, që PD i konsideron si “shkelje flagrante të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe çdo norme të praktikës demokratike”.  Sipas PD-së, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit janë përgjegjës për pengimin e qëllimshëm të debatit parlamentar, në...