Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e efektivit të policisë në Këlcyrë, i cili dyshohet se kishte një raport intim me një të mitur.  Policia sqaron se ky i fundit është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ngacmuar të miturën, por lidhje intime me të ka pasur një tjetër person, i cili është arrestuar. Ky i fundit, shtetasi me iniciale  K. P., 46 vjeç dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, po ashtu i arrestuar, dyshohet se kanë kanosur njerkun që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime. Ndërkohë në pranga është vënë edhe njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë,...