Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vranë dhe groposën babanë e tyre, Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar burgim përjetë për shtetasin Hysen Meta, i cili bashkë me motrën dhe vëllanë vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën, ngjarje e ndodhur në Shënavlash në vitin 2024. Prokuroria kërkon po ashtu 30 vite burg për vajzën e viktimës, 5 vite për djalin tjetër dhe 3 vite për gruan e tij. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal të vitit 2024, Prokuroria thotë se u provua se të pandehurit Hysen Meta dhe motra e tij Hygerta,...