VIDEO/ Himçi: Rama ngriti kurth në Kuvend, gjithçka ishte skenar i parapërgatitur! Kemi të bëjmë me një puç kushtetues

VIDEO/ Himçi: Rama ngriti kurth në Kuvend, gjithçka ishte skenar i parapërgatitur! Kemi të bëjmë me një puç kushtetues

Në një tjetër shfaqje arrogante të pushtetit, kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca e tij kaluan sot programin qeverisës në vetëm 25 minuta, pa asnjë debat dhe pa e prezantuar fare atë në Parlament. Seanca e shkurtër e përshkruar si një “maratonë” farsë, u shoqërua me protesta të forta nga opozita, e cila e cilësoi aktin si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe një kurth të qëllimshëm të përgatitur nga Rama. Deputeti i PD për qarkun e Elbasanit, Bledi Himçi, në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, denoncoi ashpër manovrat e kryeministrit: “Sot ne u gjendëm para një kurthi të përgatitur nga Rama, i cili kishte skenuar gjithçka për të prishur seancën dhe për të shmangur transparencën. Është rasti i parë në gjithë...