Orët e sekuestruara, Mozzik paraqitet sot në Doganë për të sqaruar çështjen

Orët e sekuestruara, Mozzik paraqitet sot në Doganë për të sqaruar çështjen

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka vijuar sot seancat e intervistimit në ambientet e Doganës së Kosovës, në kuadër të një hetimi që lidhet me dy orë luksoze të cilat u kapën në bagazhin e tij dy ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas burimeve zyrtare, autoritetet doganore kanë kërkuar sqarime të hollësishme mbi mënyrën e blerjes së këtyre orëve, përkatësisht burimin e të ardhurave që janë përdorur për blerjen si dhe origjinën e transaksioneve financiare që lidhen me to. Dyshohet se ora mund të ketë një vlerë të konsiderueshme, çka ka çuar në thellimin e kontrollit nga ana e autoriteteve. Në pamjet që kanë qarkulluar sot në media dhe rrjete sociale, Mozzik është parë duke hyrë në ambientet e Doganës nën shoqërimin...