Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tirana në revolucion, vetëm pesë titullarë kanë mbetur nga vjet
Tirana përgjysmon titullarët. Bardhe blutë kanë hyrë në një fazë rikonstruksioni të thellë dhe ky transformim shihet qartë në krahasimin mes skuadrës së sezonit të kaluar dhe asaj aktuale. Nga 11-shja titullare që mbylli kampionatin(“play out”) ndaj Pogradecit, plot pesë emra të rëndësishëm, Selmani, Mici, Përgjoni, Zharmuni dhe Ndreca, nuk janë më pjesë e bardhebluve. Largime që jo vetëm zbrazin repartet, por edhe prishin ekuilibrin e krijuar në edicionet e shkuara. Kontingjenti i mbetur përfshin emra me peshë si Dembele, Kola, Vera, Rafael, Soler dhe Haxhiu. Por as këta nuk kanë qenë plotësisht të pranishëm. Kola është i dëmtuar, Dembele mungoi në sfidën e fundit dhe vetëm këtë javë rikthehet, ndërsa Haxhiu nisi nga stoli me Flamurtarin. Kjo tregon se edhe bërthama ekzistuese nuk ka...