Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Ishallah Berishës i jep Zoti fuqi të pleqërojë, por..”/ Dashnor Sula kundër kreut të opozitës?
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula apeloi për riorganizim të Partisë Demokratike, largimin e figurave të konsumuara dhe bërjen e zgjedhjeve të reja. Sula tha se duhet përballje me qeverinë me protesta sepse ndryshe narkoshteti dhe kryeministri Edi Rama nuk rrëzohen. Demokrati deklaroi se nuk largohet nga politika dhe do luftojë deri në frymën e fundit, teksa këshilloi që edhe për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës kandidatë të jenë figura të spikatura, duke sugjeruar emrat e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit. Ish-ligjvënësi demokrat theksoi se baza është e pakënaqur me lidershipin. “I keqardhur për atë që ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë. Njerëzit janë të pakënaqur me lidershipin e PD-së, më ankohen në rrugë, të rinj, gra e qytetarë. Njerëzit e kuptojnë atë që ndodh në PD. Njerëzit...