Dosja ‘Sterilizimi’/ Ish-ministrin Ilir Beqaj shpërthen në gjyq: Akuza e re nga SPAK nuk më është komunikuar asnjëherë

Dosja ‘Sterilizimi’/ Ish-ministrin Ilir Beqaj shpërthen në gjyq: Akuza e re nga SPAK nuk më është komunikuar asnjëherë

Seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen ‘Sterilizimi’ ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal është shtyrë përsëri. Beqaj dhe avokatët e tij kërkuan të bëhet verifikimi i fashikujve hetimor të SPAK me ato që kanë mbërritur në gjykatë. Në gjyqin e sotëm Beqaj pretendoi se prokuroria nuk e ka njoftuar kurrë për akuzën e vjedhjes, por vetëm për shpërdorim detyrë. Ai deklaroi se për këtë arsye, çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme. “Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht. Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetëm...