Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rruga e kthyer në “pistë garash”/ Aksident i rëndë në Shkodër, plagoset rëndë një grua, gjendja e saj paraqitet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Skënderbeg”, pranë Fakultetit të Infermierisë, ku një grua ka mbetur e plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një makinë që lëvizte me shpejtësi të lartë ka tentuar të shmangte një punëtore të një klinike private, e cila ndodhej pranë koshit të plehrave. Në përpjekje për ta evituar, drejtuesi i mjetit ka përplasur kalimtaren dhe më pas ka goditur një automjet tjetër. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda për gruan, e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Banorët e zonës shprehen të shqetësuar, pasi aksi nga sheshi “Prekë Cali” deri tek rrethrrotullimi i zjarrfikësve është kthyer prej kohësh në një...