Shpallet fituesi i tenderit 20 milionë euro që do kryejë punimet për Unazën e Sarandës

Shpallet fituesi i tenderit 20 milionë euro që do kryejë punimet për Unazën e Sarandës

Disa firma kryesore kanë garuar me njëra tjetrën për tenderin 20 milionë euro të Unazës së Sarandës, faza e parë. Sipas dokumenteve , Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar ditët e fundit tenderin me objekt “ndërtim by pass Sarandë, faza I”, me një fond limit rreth 20 milionë e 500 mijë euro pa TVSH. Punimet për ndërtimin e aksit parashikohen të bëhen për 24 muaj, ndërkohë që është parashikuar edhe ndërtimi i një tuneli. Firma Gjoka, e cila u shpall edhe fituese bëri një ofertë prej 1,767,032,381 lekë pa TVSH. Sipas dokumenteve, Unaza e Re e Sarandës është parashikuar të fillojë në hyrjen aktuale të qytetit, pranë rreth rrotullimit të Qafë Gjashtës dhe të përfundojë në lidhje me rrugën nacionale Sarandë-Himarë. Rruga do të ketë një...