Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Si është e mundur që një Kryeministër…”/ PL, ngre akuza të rënda ndaj qeverisë: Kërcënon këdo që i del përballë
Pas seancës rekord të ditës së sotme që votoi pa diskutime programin qeverisës të PS, Partia e Lirisë bëri akuza në adresë të qeverisë dhe mazhorancës socialiste. Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, tha Kryeministri Edi Rama shmangu përballjen me opozitën ditën e sotme, duke lënë në mes prezantimin e programit. “Sot kuvendi nuk miratoi dhe as mandatoi një qeveri të re por e zhyti vendin edhe më thellë në paligjshmëri, korrupsioni, krim dhe varfëri. Programi gjoja qeverisës nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete dhe as u jep përgjigje pyetjeve të përditshmërisë së shqiptarëve përse sot Shqipëria ka taksat dhe tarifat më të larta në rajon ndërkohë që kemi pagat dhe pensionet më mizerabël. Përse nuk do të jemi...