Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
ILD kërkon masë disiplinore për prokuroren e Korçës, Anjeza Kalanxhi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) u njoh të enjten më 19 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe prokurores së Korçës, Anjeza Kalanxhi, lidhur me një kërkesë për procedimin disiplinor të saj. Përfaqësuesja e ILD-së, prokurorja Lindita Ziguri, deklaroi para këshillit se hetimi disiplinor ndaj Kalanxhit ka nisur me iniciativë, pas ankesës së kësaj të fundit ndaj një vendimmarrjeje të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Sipas Zigurit, Kalanxhi e ka nënshkruar ankesën me pozicionin që mban si drejtuese e Seksionit të Posaçëm të Prokurorisë së Korçës. Përfaqësuesja e ILD vërejti se edhe pse Kalanxhi ka qenë në cilësinë e prokurores së çështjes për të cilën shtronte ankesën, e ka nënshkruar atë si drejtuese e Seksionit...