U “godit” me shishe nga opozita/ Rama i shokuar nga sjellja në Kuvend: Nuk u respektua kufiri etik

U “godit” me shishe nga opozita/ Rama i shokuar nga sjellja në Kuvend: Nuk u respektua kufiri etik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së seancës për 25 minuta, ku nuk u lejua që të prezantojë programin qeverisës për shkak të opozitës. Rama shprehet se 83 mandatet janë mes të tjerat edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e opozitës, e cila sipas kryeministrit, duhet të kuptojë se s’mund të vazhdojë  me avazin e vjetër të pengmarrjes së Kuvendit. Postimi i Ramës: 83 mandatet e 11 majit për ne, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur, po edhe një detyrim ndaj zgjedhësve tanë për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën e sharjet e...