U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

Lirohet në sallën e gjykatës italiani Davide Pecorelli i cili u akuzua se kishte inskenuar vdekjen e tij. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Gjykata e Apelit në Tiranë e deklaroi të pafajshëm për veprën penale të mashtrimit neni 143/3 K.Penal. Siç raporton Anila Hoxha Gjykata ndryshoi akuzën nga shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda neni 151/2 të Kodit Penal dhe e deklaroi fajtor për shkatërrim prone me zjarr neni 151/1 Kodi Penal. Për këtë akuzë Pecorreli u dënua me 8 muaj burgim. Ai u deklarua fajtor për veprën penalë Dhunim varresh neni 118 i K.Penal dhe dënimin me 8 muaj burgim. Në bashkim dënimesh neni 55 Kodi Penal e dënoi përfundimisht me 14 muaj burgim. Në zbatim të përfitimit nga...