Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat
Policia e Shtetit apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj ofertave për “mësime falas” dhe investime me fitim të shpejtë në kriptovaluta. Skemat mashtruese, përfshirë “XUEX” dhe platforma të ngjashme, po ndiqen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe autorët mund të përballen me ligjin. Qytetarët e prekur mund të denoncojnë rastet në strukturat e Policisë së Shtetit. Njoftimi i policisë: Apel për kujdes, për të mos rënë pre e mashtrimeve online. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat prezantohen si mundësi investimi me fitim të shpejtë, kryesisht në formën e skemave piramidale dhe investimeve në kriptomonedha. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së...