Mungon vetëm zyrtarizimi, vendoset e ardhmja e “martesës” Messi-Inter Miami

Mungon vetëm zyrtarizimi, vendoset e ardhmja e “martesës” Messi-Inter Miami

18 Shtator 2025 14:11 Alfred Lleshi Lionel Messi do ta vazhdojë aventurën me Inter Miami. Klubi amerikan po finalizon detajet për rinovimin e kontratës së 8 herë fituesit të “Topit të Artë” përtej vitit 2026, çka do t’i mundësojë argjentinasit 38-vjeçar të jetë aktiv edhe në Botërorin e ardhshëm, që do të mbahet në Kanada, SHBA dhe Meksikë (11 qershor-19 korrik). Palët janë në fazën përfundimtare të bisedimeve dhe zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme. Pavarësisht zërave për një transferim të mundshëm në kampionate të tjera, si Inter Miami, ashtu edhe vetë Messi kanë qenë të vendosur për ta vazhduar këtë bashkëpunim.