Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha: Rama pushkatoi Parlamentin, të kalojmë në veprime!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ndërprerja e punimeve të Parlamentit dhe miratimi i programit të Qeverisë pa debat, ishte një skenar i parapërgatitur nga Kryeministri Edi Rama. “E lajmëroi vetë kryehorri i kombit, se vetëm ai mund të ndërmarrë një skenar dhe akt të tillë, u asgjësua në momentin e tij më solemn, momentin më të rëndësishëm të transparencës, të përgjegjësisë, parlamenti shqiptar”, tha Berisha në një mbledhje me deputetët në selinë e PD pas seancës. “Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama të kalojë ligje për 5 minuta, por nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe në asnjë vend, që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u veprua sot. Ky është një akt...