Kanabisi ‘lulëzonte’ në 5 njësi administrative të Shkodër, e pësojnë kryetarët e fshatrave

Kanabisi ‘lulëzonte’ në 5 njësi administrative të Shkodër, e pësojnë kryetarët e fshatrave

Policia e Shkodrës gjeti dhe asgjësoi 4639 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat ishin kultivuar në territoret e pesë njësi administrative. Për pasojë u proceduan pesë kryetarët e fshatrave, si dhe janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë. Njoftimi: Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4639 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas, të cilët dyshohet se kanë kultivuar 780 bimë narkotike në fshatin Bajzë dhe kanë lidhur në mënyrë të kundërligjshme energjinë elektrike në një banesë në funksion të kësaj veprimtarie kriminale. Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit, dhe 2 shtetas, për moskallëzim të krimit. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë...