“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit e saj një prej rrëfimeve më të vështira dhe më të ndjeshme të jetës. Përmes podcastit të saj, ajo ka bërë publik faktin se prej një viti është duke luftuar me kancerin e gjirit. Mes emocioneve dhe lotëve, Kazhani tha se diagnoza i erdhi si një goditje e papritur më 2 nëntor 2024, duke e përshkruar atë ditë si “dimrin e jetës” së saj. “U diagnostikova me kancer në gji dhe që prej asaj dite gjithçka ndryshoi përgjithmonë. Në podcaste keni parë vetëm gjysmën time, ndërsa pjesa tjetër zhvillohej në një betejë të gjatë me sëmundjen. Në atë kohë zgjodha të hesht, të përqëndrohem te shërimi im dhe të mos bëhem lajm në rrjet. Sot, ndihem...