“E shpërndau sot “mreti” Parlamentin”/ Kuvendi në kaos, reagon deputeti: Diktaturat nuk ikin me fjalë…

“E shpërndau sot “mreti” Parlamentin”/ Kuvendi në kaos, reagon deputeti: Diktaturat nuk ikin me fjalë…

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas miratimit të programit të qeverisë në 5 minuta seancë. “Diktaturat nuk ikin as me fjalë e as me farsa zgjedhore!”, shkruan Paloka. “A bëhemi dot nepalezë? Këtë nuk e them dot:. Postimi i plotë: E të lumtë rama o “mret”! E shpërndau sot “mreti” Parlamentin! Perfundimisht! Mire e ka. Kemi 12 vjet që denoncojmë skandalet, krimin, korrupsionin…E çfarë ndryshon ? Asgjë! Ata vazhdojnë vjedhin, shkatrrojnë, poshtërojnë, nuk njohin as ligjet e Kushtetutën që kanë votuar vetë, çdo gjë bëhet si i teket “mretit”…e në fund “fitojnë” edhe më thellë…! Ne themi jemi në diktaturë, po me sa duket nuk e kemi kuptuar as vetë...