Drejtoria e Konvikteve lë në radhë studentët për regjistrimet, përplasje me policinë – VIDEO

Drejtoria e Konvikteve lë në radhë studentët për regjistrimet, përplasje me policinë – VIDEO

Nisja e vitit të ri akademik është shoqëruar me kaos dhe pakënaqësi për studentët që kërkojnë një vend në konvikte. Radhët e gjata dhe trajtimi i papërshtatshëm kanë shkaktuar zemërim, ndërkohë që janë raportuar edhe përplasje me forcat e policisë. Qindra studentë janë mbledhur para Drejtorisë së Konvikteve, duke pritur me orë të tëra për t’u regjistruar. Pamjet tregojnë një numër të madh të rinjsh që presin në diell dhe në kushte aspak të favorshme. Situata ka precipituar kur disa studentë, pasi kishin pritur deri në orët e para të mëngjesit, janë përballur me dhunë nga ana e policisë. Sipas denoncimeve të studentëve për mediat, pas orëve të tëra pritje, vetëm 10 persona arritën të siguronin një vend në konvikt, ndërsa të tjerët u dëbuan...