Sterilizimi/ Nis gjyqi në themel për ish-ministrin, çfarë tha Beqaj para gjykatës

Sterilizimi/ Nis gjyqi në themel për ish-ministrin, çfarë tha Beqaj para gjykatës

Ka nisur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e parë në themel ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të hetimeve për procedurën e koncesionit të sterilizimit. Beqaj do të përballet me një proces gjykimi të zakonshëm për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë nisjes së seancës, ish-ministri Beqaj ka kundërshtuar legjitimitetin e trupës gjykuese, duke deklaruar: “Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme. Nuk e kam me ju personalisht.” Në seancë, Beqaj u përball me trupën e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela. Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se nuk është njoftuar për akuzën e re...