Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
Siç paralajmëroi më herët, kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi me urgjencë deputetët në selinë blu. Gjatë fjalës së tij, Berisha e quajti miratimin e programit qeverisës si ‘akt brutal’. “Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale të kalojë ligjet për 5 minuta, por s’ka ndodhur kurrë që një programin qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u votua sot. Ky është një akt brutal, dhunë publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që kanë marrë pjesë në votime. Është një akt brutal ndaj opozitës dhe popullit shqiptar. Edi Rama sot me një skenar të parapërgatitur ekzekutoi parlamentarizmin, opozitën dhe vendosi poshtërimin ndaj Kushtetutës, institucioneve kryesore të parlamentit dhe opozitës. Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe...