Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha mbledh me urgjencë Grupin Parlamentar pas miratimit të programit pa debat: Duhet të vendosim si t’i përgjigjemi këtij akti të pashembullt
Menjëherë pas përfundimit të seancës plenare, e cila zgjati vetëm 30 minuta, Partia Demokratike mblodhi me urgjencë Grupin Parlamentar. Seanca e sotme, e cila ishte parashikuar të ishte maratonë, u mbyll pas tensioneve mes opozitës dhe mazhoracës. Mazhoranca votoi e vetme dhe miratoi programin qeverisës dhe kabinetin e ri qeveritar. Edhe pse opozita u paralajmërua disa herë që të mos shkaktonte zhurmë dhe të merrte pjesë në diskutime, deputetët opozitarë vijuan me skenarin e zhurmës duke bllokuar foltoren dhe duke penguar Ramën të prezantonte programin. Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, u fokusua në analizimin e zhvillimeve të fundit në Kuvend, miratimin pa debat të programit dhe kabinetit të ri qeveritar nga mazhoranca, si dhe në hapat e mëtejshëm të opozitës për të kundërshtuar mënyrën...