I përfundoi mandati si drejtoreshë e BKH-së, Aida Hajnaj bën kërkesë për t’u kthyer në Policinë e Shtetit

I përfundoi mandati si drejtoreshë e BKH-së, Aida Hajnaj bën kërkesë për t’u kthyer në Policinë e Shtetit

Aida Hajnaj, ish-drejtoresha e BKH bën kërkesë për tu kthyer në polici. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zonja Hajnaj e ka dërguar kërkesën në Policinë e Shtetit menjëherë mbasi i përfundoi mandati pesë vjeçar si shefe e BKH. Kjo pasi ligji e parashikon kthimin në detyrë në nivel drejtoreshe pranë policisë. Me largimin e saj nga drejtimi i BKH-së, pritet emërimi i kreut të ri. Top Channel