Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“S’ka më llafe me Ramën, do ndërmarrim veprime”/ Tensionet në Kuvend, reagon Berisha: Fjalët nuk kanë vlerë…
Kreu demokrat Sali Berisha ka thirrur një mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar të PD-së, pas tensioneve në sallën e Parlamentit, ku nga një seancë maratonë që ishte parashikuar gjithçka u mbyll për 25 minuta. Në fjalën para deputetëve demokratë, Berisha akuzoi Ramën se asgjësoi sot Parlamentin, ky akt i rëndë duhet të marrë përgjigjen më të fortë, jo me fjalë, por me vepra. Sali Berisha: “Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme. Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime. Me aktin e tij, ai faktikisht shkelmoi, shumëzoi me zero, asgjësoi vullnetin e të gjithë shqiptarëve që morën pjesë në votim. Përfaqësuesve të atyre që votuan kundër Edi...