“As 120 “Diella” s’mbulojnë vjedhjet e Pirro Vengut”/ Berisha: Plaçkiti të gjithë pronat e ushtrisë së bashku me Nikon

“As 120 “Diella” s’mbulojnë vjedhjet e Pirro Vengut”/ Berisha: Plaçkiti të gjithë pronat e ushtrisë së bashku me Nikon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar këtë të fundit për korrupsion, shkelje të Kushtetutës dhe përpjekje për të mbajtur pushtetin përmes akteve brutale. Në një fjalim të mbajtur sot, Berisha e cilësoi mandatin e Ramës si të paligjshëm dhe të mbështetur mbi krimin dhe drogën, ndërsa akuzoi qeverinë për mashtrim publik dhe vjedhje sistematike të pasurive shtetërore. Sali Berisha: Ky mandat qëndron mbi korrupsionin, krimin, drogën, dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. I vetëdijshëm se nuk ka asnjë legjitimitet në mandatin që ka marrë, atëherë i duhen akte brutale ekstreme për të mbijetuar në krye të narkoshtetit të tij. Edi Rama ka paraqitur një program mashtrim fund e krye. E...