Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Diella është shërbëtore”/ Pas përplasjeve në Kuvend, reagon Bardhi: Rama do një opozitë memece ne s’jemi morfina e tij
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbylljes së seancës 25 minutëshe, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ai dëshiron një opozitë memece. Bardhi shprehet se vizioni i Ramës është që parlamenti të mos ketë debat, opozita të mos ketë zë dhe qytetarët t’i lërë pa shpresë, duke shtuar se ai duron “vetëm Diellën që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë.”. Reagimi i plotë: Xhorxh Orwell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës. Kjo që ndodhi sot në parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri: njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi. Edi Rama do një opozitë pa zë, dhe pa gojë....