Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Skandal në Përmet/ Polici i lidhur me 16-vjeçaren, kërcënohet me video intime
Një rast i ndjeshëm që përfshin një efektiv policie në Përmet është bërë objekt hetimi nga autoritetet përkatëse, pas publikimit të një denoncimi në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të para, një punonjës policie, 56-vjeçari me inicialet A. A., dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare nga Këlcyra, me inicialet S. K. Denoncimi fillestar është bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka sjellë më pas reagimin e menjëhershëm të strukturave hetimore. Hetimet janë marrë në dorë nga Drejtoria Vendore e Policisë në Gjirokastër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), për shkak të përfshirjes së një punonjësi të forcave të rendit në këtë ngjarje. Burime jozyrtare bëjnë me dije se rasti lidhet me qarkullimin virtual të disa...