“Poker” ndaj Atalantas, Luis Enrique: Nisje e mirë, e merituam fitoren

“Poker” ndaj Atalantas, Luis Enrique: Nisje e mirë, e merituam fitoren

PSG e fillon aty ku e mbylli, “shpërthen” me goleadë ndaj një ekipi italian, këtë herë “viktimë” e ekipit të Luis Enrique-s ishte Atalanta e Berat Gjimshitit. Francezët triumfuan me rezultatin e pastër 4-0, një ndeshje që nuk kishte histori nga fillimi në fund, thjesht u zhvillua me një drejtim. Pas vetëm 3 minutash lojë, Marquinho-s i befasoi mbrojtjen italiane dhe me një prekje të lehtë dërgoi topin në rrjetë. Në Paris, djemtë e Luis Enriques nuk e ulën ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 39-të, Kvaratskhelia me një aksion shumë të bukur personal dyfishoi shifrat. Pjesa e parë nuk kishte fund, pasi në minutën e 44-të, PSG fitoi një 11-metërsh për faull ndaj Marquinho-s. Nga pika e bardhë, Barcola goditi keq duke...