Duka viziton qendrën e re të sistemit VAR, pjesë e modernizimit të arbitrimit

Duka viziton qendrën e re të sistemit VAR, pjesë e modernizimit të arbitrimit

Risia më e madhe e këtij sezoni në futbollin shqiptar është qendra e përhershme e dedikuar e sistemit VAR në “Shtëpinë e Futbollit”, investimi madhor i Federatës së Futbollit që ka nisur funksionimin e plotë në ndeshjet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë. Qendra e sistemit VAR u vizitua sot edhe nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili u njoh nga afër me këtë investim të rëndësishëm që është në një linjë me federatat më të mira europiane. Pas përfundimit të vizitës, Presidenti Duka dha një prononcim për fshf.org, duke theksuar se qendra e re e sistemit VAR është një hap i rëndësishëm në strategjinë e federatës për të modernizuar dhe përmirësuar arbitrimin në Shqipëri. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u shpreh...