Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ende asnjë gjurmë nga turisti çek i humbur në Durrës disa ditë më parë, vijojnë kërkimet
Vijojnë pa rezultat kërkimet për turistin çek, Pavel Pospisil, 68 vjeç, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në zonën e plazhit të Durrësit. Sipas policisë, po kryhen kërkime intensive, ndërsa në ndihmë janë angazhuar që nga dita e parë dhe familjarët e tij. Një ditë më parë, ambasada çeke në Tiranë iu drejtua publikut me një thirrje për ndihmë, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e Pospisil. Sipas familjes, ai u pa për herë të fundit më 12 shtator, të premten e kaluar, rreth orës 11:00, teksa largohej nga hoteli ku po qëndronte për një shëtitje. Por që prej atij momenti ka humbur çdo kontakt me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Një ditë më pas, ai u shpall zyrtarisht i humbur dhe...