Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rama shkelmon rregulloren e kuvendit, u heq të drejtën e diskutimit deputetëve, voton programin e qeverisë pa debat
Mazhoranca socialiste e ka nisur vrullshëm këtë mandat qeverisës, duke shkelur çdo normë dhe ligj demokratik në Kuvendin e Shqipërisë, por mbi të gjitha, duke shkelur edhe mbi veten. Në një rast të paprecedent, kryeparlamentari Niko Peleshi, gjatë seancës së sotme i ka mohuar fjalën deputetëve të opozitës, para votimit të qeverisë dhe programit qeverisës. Me arrogancën e imponuar nga fuqia e kartonëve, Peleshi çoi në votim qeverinë dhe programin qeverisës duke marrë 82 vota, pa i dhënë fjalën deputetëve të opoztiës, duke shkelur në këtë mënyrë edhe vendimin e djeshëm të Konferencën e Kryetarëve, ku u vendos me shumicë votash nga mazhoranca, që çdo deputet do t’i jepet 10 min kohë për të folur në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. LEXO EDHE KËTË: Opozita...