Programi dhe qeveria u miratuan mes tensioneve dhe pa debat, zbulohet lëvizja e Partisë Demokratike

Programi dhe qeveria u miratuan mes tensioneve dhe pa debat, zbulohet lëvizja e Partisë Demokratike

Menjëherë pas përfundimit të seancës plenare që zgjati vetëm 20 minuta për shkak të tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës, PD ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar. Mbledhja pritet të fokusohet në analizimin e zhvillimeve të fundit në Kuvend, miratimin pa debat të programit dhe kabinetit të ri qeveritar nga mazhoranca, si dhe në hapat e mëtejshëm të opozitës për të kundërshtuar mënyrën e menaxhimit të procesit parlamentar. Tensionet në sallë kulmuan me bllokimin e foltores nga ana e opozitës, hedhjen simbolike të rregullores së Kuvendit dhe slogane ironike. Burime bëjnë të ditur se mbledhja do të shërbejë për të koordinuar qëndrimin opozitar në vijim dhe për të diskutuar aksionin politik brenda dhe jashtë Parlamentit.