Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përfundimi i Kuvendit, Berisha akuza Ramës: Kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideroi përfundimin e Kuvendit para kohës së paralajmëruar, si një “akt tipik prej Kim Jong Un-i”. “As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin. Për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushteti. Kjo është një thirrje për çdo qytetar të këtij vendi”, tha Berisha jashtë godinës së Kuvendit. Ai hodhi akuza ndaj Ramës dhe e konsideroi atë “një kryehorr”. “Një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij. Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton”. “Nuk pajtohemi me dhunën ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë”, shtoi më tej Berisha.