Shkrimi emocional i Luftar Pajës për Roshin: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

Shkrimi emocional i Luftar Pajës për Roshin: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

Kadri Roshi Nga Luftar PajaKadri Roshi, kjo specie e rrallë u largua fizikisht 14 vite më parë, por jo nga kujtesa e shpirti ynë që e donte shumë dhe e kishte idhull. Iku në një kohë që ne kishim shumë nevojë për të. Kadriu do të mbetet i pazëvendësueshëm jo vetëm për vlerat e rralla artistike, por edhe nga ana e tij njerëzore. E kam njohur shumë herët. Ishte viti 1963 kur u caktova si artist amator. Atë vit vazhdova studimin 1 vjeçar për aktor, në po atë kohë që kish filluar të lulëzonte Teatri Popullor. Ishte fati im i madh që njoha personalitete dinjitoz të asaj kohe të artë si Naim Frashëri, Sulejman Pitarka, Margarita Xhepa. Prokop Mima, Ndrek Luca, Besim Levonja, Loro Kovaçi,...