Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Qasja e grekëve të lashtë ndaj rrezikut dhe mësimet që mund t’i ofrohen botës moderne
Nga Joshua P.Nudell Shumë nga ne përballen çdo ditë me rreziqe të mëdha dhe të vogla. Por Covid-19, na ka bërë më të vetëdijshëm se si të mendojmë për ndërmarrjen e rreziqeve. Që nga fillimi i pandemisë, njerëzit janë detyruar që të peshojnë mundësitë e tyre, se sa rrezik ia vlen të merret në sy për aktivitete deri dje të zakonshme. Për shembull: A duhet që ata të shkojnë në një dyqan, apo të shkojnë tek mjeku për një vizitë të planifikuar prej kohësh? Si një studiues i historisë së Greqisë së lashtë, unë jam i interesuar mbi atë që mund të na mësojnë klasikët, në lidhje me marrjen në sy të rrezikut, si një mënyrë për të kuptuar situatën tonë aktuale. Mitologjia greke përmban heronj të ngjashëm me Prënditë, por historia greke ishte e mbushur me burra dhe gra që ishin të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha, pa komoditetet e jetës moderne. Një nga veprat më të hershme të shkruara në greqisht është “Punët dhe ditët”, një poezi nga një fermer me emrin Hesiod, në shekullin VIII Para Krishtit. Në...