Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Me zjarr ju flas… me zjarr, poezi nga Lasgush Poradeci
Me zjarr ju flas… me zjarrNë gjirin tim kam hapur varr…Që t’i jap shpresë- edhe t’ja marr… Un’ ik liqerit zemërakFatlum dh’ i pastër si zëmbak,Po zemra ime kullon gjak: Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,Dh’u jap ushqim me dashuri-Një dashuri për llaftari: Pa nis ah! Gjirin ta godas…Dh’e hap ah! gjirin për një ças…Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!… Ahere – helmohet e buçetPas mallit tim liqer-i shkret,E rrit tallazin posi det. Ay e tund, ay e shkund,Ay e hap sa me të mund,Gjer mun në gjit, gjer mu në fund. E shpirtin dyke ma përcjellëMë thotë ah! shih sesa ‘sht’i fellë…Ky gjir’i em që të pat pjellë… Me zjarr ju flas…Me zjarr… *Titulli i origjinalit: Vdekja e nositit ObserverKult Lexo më shumë...