Eurovision ka një rival të ri/ Rusia ringjall Intervisionin me 23 vende pjesëmarrëse, muzika si betejë kulturore mes Lindjes dhe Perëndimit

Eurovision ka një rival të ri/ Rusia ringjall Intervisionin me 23 vende pjesëmarrëse, muzika si betejë kulturore mes Lindjes dhe Perëndimit

Këngëtarë nga 23 vende, shkëlqim dhe mbulim global, Rusia po ringjall ‘Intervision’ të shtunën, një konkurs muzikor i krijuar gjatë epokës sovjetike dhe i prezantuar nga Moska si rival i Eurovision-it, të cilin e akuzon për promovimin e vlerave “të korruptuara” perëndimore. Në skenën e Live Arena, pranë Moskës, artistë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik (Bjellorusia, Uzbekistani, Kazakistani), vendet anëtare të BRICS (Brazili, India, Afrika e Jugut, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe), si dhe Vassy (Vasiliki Karagiorgos), një këngëtare dhe kompozitore australiane që do të përfaqësojë SHBA-në, do të performojnë të shtunën nga ora 20:30. Për të promovuar mbrëmjen, televizioni publik rus madje transmetoi video në një ekran gjigant në Times Square, në zemër të qytetit të Nju Jorkut. Një konkurs i ringjallur nga e...