Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ka abuzime në çmime”/ Rritja e pagave dhe pensioneve, ekspertja e ekonomisë bën analizën: Nuk ka kontroll nga shteti
Rritje pagash, pensionesh, rishikim taksash, aplikimin e ‘paqes fiskale’ e një sërë projektesh infrastrukturore, turistike e bujqësore, parashikohen në programin qeverisës të Partisë Socialiste në këtë mandat të 4-të. Për të bërë një analizë të përgjithshëm të programit që pritet të vihet në zbatim nga qeveria Rama përgjatë këtij 4-vjeçari, e ftuar në një emision televiziv , ishte Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie. “Për shkak të rritjes së inflacionit, ne kemi një fuqi blerëse më të ulët. Kemi pasur dy periudha me inflacionet të larta, automatikisht një lloj zhvlerësimi të pagës, dhe kjo bën që fuqia blerëse të jetë më e vogël. Ndodh ajo që terminologjinë e pensioneve, vetë vlera e pensionit ka këtë thënie, kur del në pension, qëllimi është që të kesh të...