“Diella tani edhe me profil zyrtar në Facebook”/ Rama: Ministrja virtuale ‘flet’ me qytetarët

“Diella tani edhe me profil zyrtar në Facebook”/ Rama: Ministrja virtuale ‘flet’ me qytetarët

Diella, ministrja e sapoemëruar e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka tashmë faqen e saj zyrtare në Facebook. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar videon e Diellës duke u prezantuar, por edhe linkun e faqes zyrtare të Facebook. MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në fejsbuk, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin...