Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Champions/ Spektakël edhe në natën e dytë, fitore për ekipet “Big”. Bayerni mund Chelsean, Liverpooli i falet Van Dijk, tri pikë për Inter e PSG
Ashtu si nata e parë, edhe nata e dytë e Ligës së Kampionëve dhuroi spektakël. Kryesfida ishte ajo mes Bayernit dhe Chelseat në Mynih. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa rrjeta u tund në minutën e 20’ nga Chalobah, i cili çoi topin në rrjetën e tij. Pas 7 minutash, Kane dyfishoi shifrat me një 11-metërsh dhe pas tre minutash Palmer rihapi sfidën. Në pjesën e e dytë, Kane shënoi dhe golin e tretë për Bayernin dhe të dytin personal, duke sjellë qetësi te skuadra e Kompany. Spektakli erdhi dhe në Angli, ku Liverpool-i mundi 3-2 me Atletico Madrid. Robertson dhe Salah shënuan dy herë brenda 6 minutave të para të sfidës, teksa në fundin e pjesës së parë Llorente ngushtoi shifrat. Ishte sërish...