Lufta kundër drogës/ Asgjësohen 112 bimë narkotike, sekuestrohen armë, 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Lufta kundër drogës/ Asgjësohen 112 bimë narkotike, sekuestrohen armë, 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Pas një hetimi disa javor finalizohet operacioni i koduar policor “Syri i natës” në Peqin. Nga operacioni i zhvilluar kundër kultivimit të bimëve narkotike janë arrestuar 5 persona, 1 është proceduar penalisht dhe një tjetër është në kërkim. Policia gjeti dhe asgjësoi 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë. Po ashtu u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta. Njoftimi: Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i natës”, goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive. Si...